News That Matters

Policia e Kosovës sekuestron 3 mijë kg mish të ardhur nga Brazili

19/02/2022 17:29
Policia Kufitare ka sekuestruar 3 mijë kilogramë mish me prejardhje nga Brazili.

Fillimisht, Policia ka identifikuar furgonin pa targa, që po drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë.

“Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3 mijë kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në njoftimin e Policisë.

div.meta-author { display:none; }