
25/02/2022
Zyrtarët policorë po vazhdojnë me mbikqyrjen e zbatimit të rregullave të komunikacionit.
Policia e Kosovës po tregohet e “pamëshirshme” me shkelësit e ligjit të komunikacionit, shkruan Jepi zë.
Vetëm dje, me datë 24.02.2022, Policia ka shqiptuar këtë numër të gjobave:
(a) Për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, janë ndëshkuar 939 shoferë
(b) Për mos vendosje të rripit të sigurisë, janë ndëshkuar 145 shoferë
(c) Për përdorim të telefonit mobil, janë ndëshkuar 123 shoferë