News That Matters

Policia dërgon pajisje logjistike në Bërnjak

26/02/2022 12:02
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje mbi kontejnerët dhe pajisjet logjistike që janë dërguar pranë pikes kufitare në Bërnjak.

Sipas Sveçlës, këto mjete do të jenë në shfrytëzim të Policisë së Kosovës, me qëllim kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre.
Ky është shkrimi i plotë i Sveçlës:

Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata.

Në kuadër të kësaj, përshkak të kushteve jo të mira, Policia e Kosovës sot ka dërguar kontenjerë dhe pajisje logjistike të cilat do tu shërbejnë zyrtarëve policor në pikën kufitare në Bërnjak, për kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre.

Angazhimi ynë i përbashkët dhe i përditshëm ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

div.meta-author { display:none; }