News That Matters

Policia bënë apel tek qytetarët që të respektojnë masat anti-covid

Policia në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar qytetarët se nga sot, me datë 30.08.202, nga ora 22:00 deri në ora 05:00, kufizohet qarkullimi i qytetarëve ndërsa shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30, andaj policia ka bërë apel tek qytetarët që të respektojnë këto masa si dhe masat tjera të parapara në vendimin e fundit të Qeverisë si dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor në mënyrë që së bashku ta tejkalojmë këtë sfidë me të cilën po përballemi të gjithë.

Po ashtu Policia, në Mitrovicë njofton qytetarët se nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjë personi fizik apo juridik të cilët nuk respektojnë/zbatojnë masat e parapara me vendimin e qeverisë për kontrollin, parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19 .

div.meta-author { display:none; }