
12/01/2022 18:36
Një person është arrestuar nga policia sot në një shtëpi të pabanuar në Shtime, aty janë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion.
Në njoftimin e PK-së thuhet se për këtë rast kanë ftuar edhe një njësi të KEDS-it.
Po ashtu, për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime të tjera hetimore.