
19/11/2021 12:32
Policia ka arrestuar mbrëmë një 61 vjeçar në Bajgorë pasi ia ndaluan veturën për kontroll dhe ia gjetën një pushkë gjysmë-automatike dhe pesë fishekë.
Sipas njoftimit, arma është konfiskuar nga Policia pasi i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S. M., i cili është liruar në procedurë të rregullt.