
Vetëm pak minuta pas vendimit të Lisës Sprksa për ti bojkotuar institucionet e Kosovës, dhjetëra zyrtarë policorë të Kosovës të pranishëm aty, kanë zhveshur uniformat e policisë kosovare në prani të mediave.
Ndërkaq, lista serbe është dorëhiqur prej çdo institucioni qendror, lokal dhe ai gjyqësor.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.