
14/12/2021 11:22
Dy të rinj janë arrestuar dje në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit policor tek ta është gjetur substancë e dyshuar narkotike, shkruan “Radio-Ylberi”
Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kur zyrtarë policorë në rroba civile të angazhuar në planin operativ “Siguria në shkolla”, mbi dyshime të arsyeshme në rrugën “Ukshin Kovaqica” kanë ndaluar dy të dyshuarit, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike.