News That Matters

Plagosja në Vushtrri: Viktima kishte hyrë për t’i ndarë dy persona që po fjaloseshin për parking

24/03/2022 12:12

Një person është plagosur dje me armë zjarri në Vushtrri.

Sipas policisë deri tek plagosja ka ardhur pasi viktima kishte ndërhyrë për t’i ndalë dy persona që ishin duke u përleshur mes veti në një parking.

Jepi zë ka raportuar dje nga burime se pagosja kishte ndodhur në një pompë benzine në Pestovë.

Pas një konflikti brenda restorantit, personat e përfshirë kishin dalur në parking ku edhe kishte ndodhur rasti.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Njoftimi i plotë:

Vushtrri, 23.03.2022 – 04:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri e më pas edhe në QKUK për shkak se ishte plagosë me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti ka ndodhur në një parking ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përleshe në mes veti, pastaj viktima kishte hyrë mes tyre për ti ndarë dhe ishte plagosë nga njëri prej të dyshuarve, i cili kishte ikur dhe gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, janë gjet dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet

div.meta-author { display:none; }