
08/12/2021 16:32
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se rritja e vaksinimit me vaksinën kundër koronavirusit premton se do të ketë efekt në mbrojtjen efektive nga varianti Omicron.
Sipas tyre doza e tretë siguron nivel të ngjashëm të antitrupave kundër Omicronit, sikurse dy dozat për variantet tjera, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, paraprakisht ka thënë se vaksinat janë të efektshme kundër rasteve më të rënda me Omicron.
Hulumtimet anembanë botës janë duke mbledhur të dhëna rreth këtij varianti.