News That Matters

Pesë raste të pengimit të procesit të votimit gjatë ditës së djeshme

18/10/2021 11:11

Në Pejë, Skenderaj, Podujevë, Suharekë dhe në Malishevë janë raportuar raste të pengimit të procesit të votimit. Sipas raportit 24 orësh të policisë një grua në Pejë ka raportuar se një grua tjetër e ka penguar në procesin e votimit dhe e ka kanosur verbalisht, njofton Klankosova.tv.

“Skenderaj, 17.10.2021-17:30. Është raportuar se në qendrën e vend –votimit i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e shënuar më lartë . Rasti është duke u hetuar.” shpjegohej në raport për rastin tjetër.

Kurse në Malishevë është arrestuar një burrë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë, 17.10.2021-14:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar.”

div.meta-author { display:none; }