
15/07/2022. 18:49
Në këtë ditë, para 98 vitesh, zemra e Azem Galicës pushoi së rrahuri. Sot e kujtojmë me nderim këtë atdhetar të shquar që ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej dhe që u bë personaliteti qendror i epokës së rezistencës së parë kundër mbretërisë jugosllave.
Jeta dhe veprimtaria e Azem Galicës, në krye të kryengritësve shqiptarë, bashkë me Shotë Galicën, do të bëhej shembull për gjenerata të tëra, duke e rikonfirmuar heroizmin e rezistencës në Drenicë. Kjo trashëgimi historike natyrshëm vijoi me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Rifat Berishën, Tahir Mehën e deri te Adem Jashari. Historia e qëndresës dhe luftës së Azem Galicës, mishëroi vrullin atdhetar ndër gjenerata dhe në secilën trevë shqiptare, deri në luftën çlirimtare të UÇK-së.
Azem Galica ra heroikisht më 15 korrik 1924 për të mos vdekur kurr.
Nderim i përjetshëm për jetën dhe veprën e heroit Azem Galica!