News That Matters

Përqafimi emocionues mes dy futbollistëve ukrainas

26\02\2022 19:41

Vitali Mykolenko i Evertonit dhe Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt kanë ndarë një përqafim emocionues, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut, para se lojtari i “Qytetarëve” të ‘tradhtohet’ nga lotët.

Evertoni dhe Manchester City kanë filluar ndeshjen e tyre nga ora 18:30 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Të dy klubet angleze kanë në skuadër lojtarët ukrainas dhe pas tensioneve me Rusinë, nuk kishte si këta futbollistë të mos ishin në qendër të vëmendjes.

Mykolenko i Evertonit dhe Zinchenko i Cityt ndan një moment emocionues posa dolën në fushën e lojës për t’u ngrohur.

Posa këta dy lojtarë ukrainas u përqafuan mes veti, morën edhe duartrokitje të mëdha nga publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit “Goodison Park”.

Në këtë moment, Zinchenkon e ‘tradhtuan’ lotët, pasi filloi të qajë.

Ndryshe, lojtari i Cityt gjatë ditëve të fundit ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, duke dënuar sulmet ruse.

Ai së fundmi i ka ‘uruar’ edhe vdekje në mënyrën më të tmerrshme presidentit rus, Vladimir Putin.

https://twitter.com/i/status/1497627246969987072
div.meta-author { display:none; }