News That Matters

Përkujtohet dëshmori Avni Hajredini në 22 vjetorin e rënies

14/02/2022 12:44
Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit Avni Hajredini, i cili sakrifikoi jetën e tij në mbrojtje të Mitrovicës, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me përfaqësues të tjerë nga pushteti komunal, si dhe drejtues të shoqatave të luftës, kanë vendosur buqeta lulesh tek pllaka përkujtimore në vendin e rënies, në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ në veri të qytetit dhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorit Avni Hajredini për çështjen kombëtare dhe të dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën e fundit në Kosovë për çlirimin e vendit.
Dëshmori Avni Hajredini ishte vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte nëpër lumin për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre.

div.meta-author { display:none; }