
23/09/2021 09:54
Janë arrestuar dy persona nga Suhareka, një burrë dhe një grua, pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë rrahur në mes vete, të mërkurën në mesnatë.
Sipas policisë të dyshuarit kanë ushtruar dhunë fizike edhe ndaj një personi të tretë, shkruan “Radio-Ylberi”
Të dyshuarit pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.