News That Matters

Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Suedi

08/10/2021 10:00

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes me “Charter” për në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.

Siç njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në 17:30, thuhet tutje në njoftim të FKK-së

div.meta-author { display:none; }