News That Matters

Përdori dhunë në familje, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

28/10/2021 13:39
Sot, në orët e paradites së datës 28 tetor 2021, hetuesit policorë në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’, trasmeton “Radio-Ylberi”

Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së tije.

Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit I. S., 51 vjeçar, është iniciuar rast për veprën penale “ Dhunë në familje’.

div.meta-author { display:none; }