
28/05/2022. 23:37
Real Madridi është shpallur kampion për herë të 14-të në histori të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Vinicius në minutën e 59-të të takimit.
Por, ndeshjen që nga fillimi e deri në fund e dominuan anglezët, por pa arritur që të kalojnë në epërsi ose që ta barazojnë rezultatin.
Me fitoren e sotme, në histori ka hyrë edhe Carlo Ancelotti, duke u bërë i pari trajner që e fiton për herë të katërt në histori finalen e Ligës së Kampionëve.
90:00 Real Madridi ka arritur që ta mposht Liverpoolin në finalen e madhe të Parisit, duke u shpallur kështu për herë të 14-të si kampion i Evropës.
80’ Numërimi së prapthi ka filluar për Liverpoolin teksa kanë mbetur edhe 10 minuta lojë për ta barazuar rezultatin. Anglezët po vazhdojnë të sulmojnë por mbrojtja e Realit po del të jetë tepër e fortë për “The Reds”.
70’ Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë në finalen e Ligës së Kampionëve ku Reali po vazhdon të jetë në epërsi 0-1 falë golit të Vinicius. Në anën tjetër, Liverpool po vazhdon të sulmojë me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin.
59’ Real Madridi ka kaluar në epërsi përballë Liverpoolit me anë të Vinicius, të cilin e asistoi Valverde pas një kundërsulmi të bukur.
46’ Ka nisur pjesa e dytë në Estade de France mes Realit e Liverpoolit, ku në pjesën e parë ishin anglezët ata që dominuan duke krijuar 10 shanse për gol, ndërsa fundi ishte dramatik pasi Benzema shënoi një gol po u anulua nga VAR-i.
45’ Real Madridit iu është anuluar një gol i Benzemas për shkak të offside. U desh që në këtë aksion të ndërhyjë VAR-i për ta konfirmuar që goli i francezit nuk ishte i rregullt. Me përfundimin e këtij aksioni është mbyllur edhe pjesa e parë me rezultat 0-0.
40’ Kanë mbetur edhe 5 minuta lojë në finalen e madhe të Championsit, ku deri më tani Liverpooli është duke e dominuar në tërësi ndeshjen, duke krijuar 8 shanse për gol për dallim nga Reali që nuk e ka krijuar asnjë
30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në mes Realit e Liverpoolit, ku dominimin e plotë deri më tani e ka ekipi anglez, ku në një moment e goditën edhe shtyllën me anë të Mane
20’ Sadio Mane me një goditje të fortë ka goditur shtyllën, duke ia mohuar kështu golin e epërsisë përballë Realit, i cili deri në këto momente po vazhdon vetëm të mbrohet.
15’ Kanë kaluar një çerek ore lojë në mes Realit dhe Liverpoolit, ku skuadra angleze po e ka dominimin deri më tani, duke krijuar dy gjysmë-raste por pa arritur që të shënojnë.
5’ Kanë kaluar pesë minuta lojë në Paris mes Reali e Liverpoolit. Deri më tani nuk ka asnjë rast për tu veçuar, pasi skuadrat po mundohen t’i gjejnë korridoret e kundërshtarit për të depërtuar.
1’ Pas disa incidenteve përpara stadiumit në Estade de France tashmë ka nisur finalja mes Realit e Liverpoolit.
Të parët që luajnë me topin janë lojtarët e Liverpool.