News That Matters

Për studentet në fushat STEM, zgjerohet mbështetja financiare në vlerë prej një mijë euro në vit

20/10/2021 19:41
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë zgjeruar mbështetjen financiare në vlerë prej 1000 euro në vit, për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës, shkruan “Radio-Ylberi”

Nagavci ka njoftuar se po ashtu kanë zgjatur afatin për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00.

“Zgjerohet mbështetja financiare në vlerë prej 1000 euro në vit, për studentet vajza/gra në fushat STEM. Sot kam nënshkruar vendimin për zgjerimin e mbështetjes financiare për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) edhe për vitin e dytë dhe tretë.Me këtë rast, kemi zgjatur afatin për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00″, ka njoftuar Nagavci.

 

div.meta-author { display:none; }