News That Matters

Për stinën e vjeshtës kjo është ngjyra më e preferuar për flokët

“Buttery cup” është nga nga ngjyrat më të preferuara të tendencave të flokëve këtë vjeshtë

Sipas stilistes së flokëve, Karissa Schaudt, nuanca është një ngjyrë kafe e thellë, me disa fije ngacmuese më të çelura.

Siç e specifikon Schaudt, ‘Buttery cup’ është ideale për ato që kanë flokë të kaftë dhe duan ta hapin pak ngjyrën e tyre, por pa pësuar transformim total në bionde.

Për shumicën prej nesh, vjeshta është një stinë që simbolizon projekte të reja, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’i dhënë vetes diçka të re sesa të ndryshosh ngjyrën e flokëve.

Zakonisht, në këtë stinë jemi mësuar të shohim ngjyra më të errëta, por këtë vit, edhe pse është periudha kur ftohet moti, tendenca e flokëve provon të çel nuancat.

“Buttery cup” është një nga provat që, me siguri, do t’ju japë më të mirën në këtë fillim vjeshte.

Karissa Schaudt, specialiste e bojës së flokëve në sallonin ‘Maxine’, në Chicago, thotë se “buttery cup” mund të karakterizohet nga flokët që janë kryesisht një ngjyrë kafe të thellë me një sasi minimale të fijeve të çelura, thjesht sa për të shtuar një dimension të ri.

Gjëja më e mirë në lidhje me këtë nuancë – përveç se është e mrekullueshme – ka të bëjë me ëmbëlsinë që u jep flokëve të të gjitha natyrave dhe gjatësive.

div.meta-author { display:none; }