News That Matters

Për së dyti vit radhazi mbahet kuizi ”Matura” nga Gjimnazi ”Frang Bardhi” në Mitrovicë

14/03/2022
Për së dyti vit radhazi mbahet kuizi ”Matura” nga Gjimnazi ”Frang Bardhi” në Mitrovicë.
“Këtë herë filloi me datën 7 Mars për nder të Ditës së Mësuesit “ thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Kuizi “Matura”, që zanafillën e ka pikërisht në gjimnazin tonë, u organizua për të dytin vit radhazi. Këtë herë filloi me datën 7 Mars për nder të Ditës së Mësuesit dhe vazhdoi me 9 dhe 11 Mars.
Garat u zhvilluan në të njëjtën mënyrë sikur edhe vitin e kaluar.
Stafi drejtues i shkollës, profesorët, nxënësit, punëtorët teknikë dhe të gjithë kontribuesit për këtë garë në nivel shkolle bënë një punë të jashtëzakonshme për të cilën jemi shumë falenderues dhe mirënjohës.
Korrektësia, organizimi dhe çdo detaj tjetër ishin në nivelin e duhur.

Nga drejtimi i shkencave natyrore në finale garuan klasët XII-1 dhe XII-3, ku triumfoi klasa XII-1. Kurse nga drejtimi i shkencave shoqërore në finale garuan klasët XII-11 dhe XII-14, ku kjo e fundit zuri vendin e parë.
Të gjithë nxënësit që morën pjesë në garë u shpërblyen me mirënjohje, dhe sigurisht grupet finaliste morën edhe mirënjohje për vendin e parë dhe të dytë.
Qëllimi kryesor i këtij kuizi është përgatitja e maturantëve për testin e maturës, që është një sfidë mjaft e rëndësishme për t’u kaluar.

Të gjithë nxënësit garues, finalistë ose jo, për ne janë fitues, dhe të gjithëve ju dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen!

div.meta-author { display:none; }