
11/06/2022. 13:19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjithashtu deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.