
10\05\022 15:18
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.083 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.