
27/11/2021 22:00
Babai i nxënësit që vdiq gjatë sulmit me armë ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit kishte biseduar me djalin e tij vetëm 10 minuta para se të ndodhte rasti tragjik në Gllogjan, tregojnë burime të “Radio-Ylberi”
Burimet tregojn se nxënësi i kishte thënë babait të tij, se për 10 minuta arrin në shtëpi.
Pasi u vonua, se babi e kishte thirrur sërish atë.
“Pas 10 minutave babi i Ledionit telefonoi të birin ta pyeste se ku ishte dhe pse ishte vonuar, por dëgjoi vetëm zërin e frikësuar të një vajze, bashkëudhëtareje duke thënë”Beqë hic mos e le se marum” – duke e njoftuar kështu për sulmin që të mos humbte kohë,kështu, i pari në vendin e ngjarjes ka mbërritur babai i të ndjerit z. Beqe Hamzaj, i cili në fillim nxorri vajzën e vdekur nga autobusi, e pastaj djalin e tij, i cili ka vdekur rrugës për në Deçan”, njoftojnë burimet e “Radio Ylberit”