News That Matters

Peach nesër në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

09\02\2022 19:19

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar paradite me presidenten Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

Ndërsa, dikur pasdite, Peach do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Përfaqësuesi i Britanisë dje dhe sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me përfaqësues të Serbisë, me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për zhvillimet në rajon.

div.meta-author { display:none; }