
18/07/2022. 10:59
Nga sot, Partia Demokratike e Kosovës ka hapur Javën e Mërgatës.
Kryetari i kësaj partie ka njoftuar se nga sot deri më 22 korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00 bëhet pritja bashkë me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qëndrore të PDK-së.
Nga sot e deri më 22 Korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00 ju presim së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.