News That Matters

Pavarësisht studimeve pa pagesë, interesim shumë i ulët për të studiuar në Universitetin e Mitrovicës


Kampusi universitar në Mitrovicë është ndër më të mdhenjtë dhe më modern në Kosovë, por duket se këto investime po shkojnë “poshtë”, pasi s’po ka kush i shfrytëzon.

Objekte të reja për fakultete, laboratore, rektorat, menzë dhe konvikt janë ndërtuar në kuadër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini.

Në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” në afatin e parë të konkursit sivjet ishin shpallur 920 vende të lira, por pas disa afateve u regjistruan vetëm rreth 600 studentë.

Ky numër u potencua edhe gjatë pranimit të studentëve të rinj me rastin e fillimit të fillimit vitit akademik.

Përkundër studimeve pa pagesë interesimi për të studiuar në këtë instutucion këtë vit ka qenë i ulët dhe këtu kanë ndikuar faktorë të ndryshëm.

Mungesa e programeve të reja, pa perspektiva e disa drejtimeve, me të cilat vetëm diplomon por askund nuk mund të punësohesh ka bërë që të rinjtë mos të interesohen për studime.

Poashtu, reputacioni i dëmtuar i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” me punësime të kurdisura, dhe ofrimi i disa kuadrove të dobëta në staf akademik dhe administrativ kanë ndikuar në rënien e intersimit për tu bërë pjesë e UIBM.

Një shkaktar tjetër është edhe ikja e të rinjve jashtë vendit, dhe sipas tyre më shumë po u hynë në punë një “zanat” sesa një diplomë e fakultetit.

Ndryshe ky institucion është në përfundim të ndërtimit të menzës dhe konviktit, por sipas kësaj gjendje ato do të mbeten të zbrazuara nga mungesa e studentëve rezident.

div.meta-author { display:none; }