News That Matters

Pasi i tha “Shko në veri”, policja më e përfolur në Kosovë, i përgjigjet qytetarit

25/09/2021 15:10

Tash e sa vite, Linda Aliu njihet si policja më atraktive në vend. Për të kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.

Por, së fundi ajo ka marrë vëmendje edhe me disa fotografi që ka publikuar. Në fotot e fundit, Aliu është shfaqur me armë.

Në njërën prej këtyre fotografive, dikush i ka komentuar “shko në veri”, pas situatës së krijuar së fundmi atje, ku rrugët që dërgojnë për te pikat kufitare po qëndrojnë të bllokuara qe gjashtë ditë.

Këtij komenti, i është përgjigjur menjëherë Linda.

“Edhe veri eshte Kosove”, ka qenë përgjigja e saj.

Ndryshe, Aliu ndiqet nga rreth 90 mijë persona në Instagram.

div.meta-author { display:none; }