News That Matters

Pasi Graniti i tha të shoh si motër, Fifi bën gati valixhet të largohet nga “Big Brother”

23/10/2021 12:36

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.

Marrëdhënia e Fifit dhe Granitit është përfolur nga të gjithë banorët, por mbrëmë pas spektaklit raporti mes tyre ka marr drejtim tjetër.

Graniti i tha këngëtares që e sheh vetëm si motër dhe nuk ka ndenja për të, më pas ishte Fifi ajo që i tha se nuk dëshiron të ketë punë më me të dhe kërkon të e lë rehat.

Kjo ngjarje shkaktoi ‘dramë’ në shtëpi, pasi sipas Sheliës – Fifi kërkoi të bënte gati valixhet dhe të largohej nga shtëpia.

Por ishte Iliri ai që e ndali që të mos e bënte këtë gjë.

div.meta-author { display:none; }