
Cara Delevingne bëri daljen e saj të parë publike pas raportimeve se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Modelja e famshme është shfaqur e vetme në një aeroport në Paris dhe fotografet e kanë kapur… të maskuar. Delevingne u fotografua me një maskë në fytyre, kapuç dhe syze dielli.
Prej disa kohësh jane ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e shëndetit te saj psikologjik dhe deri me tani nuk dihet se fare po ndodh sakteëisht me të.

Gjithçka nisi kur një video bëri xhiron e internetit ku modelja ishte pa këpuce dhe bente disa veprime te çuditshme ne një aeroport.Videot ne fjale shtuan shqetësimin e audiencëssë rrjeteve sociale, te cilët nxituan të komentonin imazhin dhe sjelljen e saj. Ndër të tjera, të shumtë ishin ata që pyesnin veten: “Ajo është e varur nga droga – Pse nuk po e ndihmon dikush?”