
22\04\2022 13:56
Pas takimit me Vjosa Osmanin dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca, presidenti i Letonisë, Egils Levits, është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një konferencë për media me Osmanin, Levits, tha se shteti i tij mbështetë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe theksoi se ‘Kosova i përket Evropës’.
Levits u prit me ceremoni të larta shtetërore nga Osmani, mëngjesin e sotëm pas arritjes në Prishtinë