News That Matters

Pas pesë orësh përfundon vizita e prindërve të Thaçit në Hagë

08/07/2022 18:43
Pas afro pesë orësh ka përfunduar vizita e Haxhi dhe Hyrë Thaçit tek djali i tyre, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kjo është vizita e tyre e parë në Hagë për afro dy vjet prej se kur Thaçi është dërguar në qendrën e paraburgimit atje.

Kujtojmë se Hashim Thaçi është në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020, kur ai bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi u nisën për në Hagë.

div.meta-author { display:none; }