
20\02\2022 11:24
Spektaklit “Big Brother VIP Albania” i erdhi finalja, por me fitoren e balerinit Ilir Shaqiri, kanë ndodhur shumë polemika.
Së fundi, u bënë virale edhe pamjet ku binjaku i Donald Veshaj, Romeo pati krisje me produksionin e Top Channel.
Kjo gjë e ka prekur edhe moderatorën e “Big Brother VIP”, Arbana Osmanin.
Donaldi i ka bërë unfollow në Instagram moderatores, ndërkohë ajo vazhdon ta ndjek atë
.
Jo vetëm kaq, Donaldi ka fshirë nga Instagrami edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lërë të Flas”.
Këtë emision ai do ta moderonte me binjakun e tij, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.