News That Matters

Pas Osmanit, edhe Qeveria i del në mbrojtje ambasadorit të përfshirë në skandal

22/04/2022 15:47
Pas presidentes Osmani e cila i doli në mbrojtje ambasadorit Martin Berishaj, të cilit iu publikua nga mediat sllovene një skandal i madh financiar, në këtë çështje është pozicionuar edhe Qeveria.

Statusit të Berishajt, i ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka pëlqyer statusin e Berishajt i cili arsyetohet për raportimet duke i quajtur shpifje.

Ai në të paralajmëron padi ndaj medias sllovene e cila publikoi hulumtimin.

Ndryshe, presidentja Osmani u bë nervoz sot kur u pyet nga gazetarët për skandalin në fjalë.

Ajo tha se i beson ambasadorit Berishaj, duke shtuar se mediat po bëjnë konstatime dhe jo pyetje.

div.meta-author { display:none; }