News That Matters

Pas lëndimit në BBV, Einxhel dërgohet në spital nën përcjelljen e kamerave

28\01\2022 12:05
Prezantuesja Einxhel Shkira pësoi një lëndim në shtëpinë e Big Brother VIP, kur në orët e para të mëngjesit të së premtes u rrëzua aksidentalisht.

Ajo ishte duke luajtur me një orendi në formë rrethore, kur tentoi të hipte mbi të dhe rrëshqiti duke u rrëzuar.

Kështu, prezantuesja përjetoi një ndrydhje të krahut dhe nuk ka mundur të gjejë qetësimin e dhimbjeve deri në mëngjes.

Me të parë gjendjen e saj, vëllai i madh ka marrë vendimin që ta çojë atë në spital për trajtim profesional mjekësor.

Ai iu ka dërguar një zarf të bardhë banorëve mëngjesin e së premtes, duke iu kumtuar lajmin se Einxhel është dërguar në spital nën përcjelljen e kamerave dhe se sapo të përmirësohet gjendja e saj, ajo do të rikthehet në shtëpi.

Kujtojmë që televotimi vazhdon të jetë i hapur për dy nga banorët e nominuar të kësaj jave: Tani dhe Egzona, një prej të cilëve do të lërë shtëpinë të premten.
https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=492118f0-476a-4a77-a3f0-b31e1cba3cd2

div.meta-author { display:none; }