
02/10/2021 16:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për punën e bërë në drejtimin e ministrisë gjatë këtyre muajve.
Kurti ka thënë se “Arben Vitia, ishte njeriu ynë kundër virusit. Këtij virusit COVID-19 që solli pandeminë dhe atij virusit më të lashtë të mosbesimit në institucione”.
I pari i Qeverisë ka thënë se beson se do të kenë rastin të ofrojnë ministra që e ringjallin besimin në institucione, trasmeton “Radio-Ylberi”
“Besoj me forcë se ne do të
kemi rastin gjithnjë e më shpesh t’u ofrojmë qytetarëve ministra që e ringjallin besimin tek institucionet e Republikës. Rreziku i shëndetit publik, trupor e mendor, nuk është vetëm pandemia me variantet e saj, por mosbesimi i qytetarëve tek institucionet. Prandaj, Arben Vitia ishte ilaçi i duhur, jo vetëm kundër pandemisë së paparë, por edhe kundër sëmundjes së rëndë, mosbesimit ndaj institucioneve të qeverisjes”, shkruan Kurti.