
09/02/2022 13:56
Pasi të mbarojë Big Brother VIP, Donaldi dhe Bora do të takohen çdo ditë.
Aktori i cili po lufton për çmimin e madh, pasi ta mbarojë udhëtimin brenda shtëpisë së Big Brother, do të nisë emision në Top Channel bashkë me vëllanë e tij Romeon.
Kjo i bie që do të jetë kolegë me Bora Zemanin, e cila drejton programin e dashurisë “Për’puthen”, njofton Klankosova.tv.
Pas 18 shkurtit, ish-çifti do të shihen çdo ditë me njëri-tjetrin në të njëjtin televizion.