News That Matters

Partitë Popullore Evropiane miratojnë rezolutën pro liberalizimit të vizave për Kosovën

01/06/2022. 11:59
Partitë Popullore Evropiane (EPP) kanë miratuar të mërkurën rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajmin e ka bërë me dije nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Shqipe Mjekiqi, partia e secilës është anëtare e EPP-së.

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e rezolutës”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ky union i subjekteve politike evropiane bashkon vlerat e djathta brenda kontinentit evropian.

Një pjesë e këtyre vendeve qeverisin nëpër shtetet përkatëse të Bashkimit Evropian.

Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liri të lëvizjes në zonën Shcengen.

Franca dhe Holanda janë dy vendet më skeptike rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

div.meta-author { display:none; }