News That Matters

Parashikimi i motit për sot

17/10/2021 06:32
Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.

div.meta-author { display:none; }