
Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë.
Gjatë gjithë javës temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri 26 gradë Celcius, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë e gjeni parashikimin e motit nga dita e hënë deri të premten.
Të hënën
Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë ditë së hënë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Të martën
Mot i ngjashëm vetëm se parashihen më shum vranësira të ulëta deri mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
Të mërkurën
Mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Në vlerat e temperaturave minimle parshihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale parshihen ulje për 1-3 gradë Celsius.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius,
Të enjten
Mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.
Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimlate d itës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Të premten
Edhe e dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte.