
Për pesë ditët në vazhdim pritet të jetë mot i ndryshueshëm.
Dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës.
Do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.
Ditën e marte pritet të jetë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu.Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.
Të Mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë.
Të Enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.
Ndërsa të premten do të jetë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.
Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.