
15/09/2021 13:13
Prokurorët e Gjykatës Speciale kanë drejtuar akuza të rënda në drejtim të Sali Mustafës, të njohur si Cali, gjatë seancës së sotme.
Kësisoj, sipas tyre, në prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, Sali Mustafa së bashku me bartësit e tij keqtrajtuan shumë kosovarë dhe vranë një civil.
Përpos akuzave, Prokuroria ka paraqitur edhe disa fotografi.
“I akuzuari z.Mustafa së bashku me vartësitë e tij ndaluan në mënyrë të paligjshme dhe keqtrajtuan një numër të madh civil kosovar dhe vranë një civil.
Të gjitha viktimat në këtë çështje janë shqiptarë/kosovarë. U rrahën, u keqtrajtuan, provat tregojnë se krimet kanë ndodhur në fshatin Zllaq, në zonën malore të Gollakut – jo larg Prishtinës.
Njësiti “BIA”, ishte grupi që komandohet i akuzuari, Cali. Në vitin 1999 janë mbajtur në mënyrë të paligjshme disa të burgosur shqiptarë të Kosovës”, thuhet në fjalimin e prokurorit.