News That Matters

Paralajmërohet rënie e çmimit të derivateve deri në 1,40 euro për litër

17/03/2022 11:51

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të ketë ulje të çmimit të derivateve të naftës deri në 1,40 euro.

Tutje, Berjani tha se shumica e kompanive janë duke punuar me humbje shkaku që kanë marrë derivate me çmim shumë të lartë.

“Këto ditët në vijim s’ka nevojë të pyetet për rritje të çmimit por për zbritje të çmimit. Çmimet sillen 1.49 dizeli deri në 1.52. Benzina është 1.40. Qytetarët janë duke u shërbyer me çmime të reja ku dihet se në Kosovë piku më i lartë i derivateve ka qenë 1.82 centë ku ka zbritur 1.50. Çmimet janë duke rënë”, tha Berjani.

Sipas tij, nëse ka dyshime për manipulime me çmime, atëherë secili qytetar duhet t’i drejtohet Prokurorisë.

S’ka marrëveshje për rritje, as për zbritje. Shumica e kompanive janë duke punuar me humbje shkaku që kanë marrë derivate me çmim shumë të lartë dhe tash duhet të shiten me çmim të ulët. Nuk ka manipulim me çmime. Aty ku ka manipulim ju kisha lutur ti drejtoheni hetuesisë dhe a prokurorisë. Manipulim me çmime nuk duhet të ketë në tregun e Kosovës sepse dihet se sa është gjendja e rëndë ekonomike. Derivatet janë shumë të larta për qytetarët tanë”, tha ai për eo.

div.meta-author { display:none; }