
25\03\2022 20:23
Papa Françesku ka udhëhequr peshkopët katolikë të botës në lutjen për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.
Papa theksoi se bota kishte harruar tragjeditë e shekullit të 20-të dhe ishte ende e kërcënuar nga lufta bërthamore.
Papa Françesku kryesoi një shërbim në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku u lut për mbrojtjen e gjithë njerëzimit, veçanërisht Rusisë dhe Ukrainës.
Në një predikim të veçantë, përpara se të recitonte lutjen, Françesku foli për skenat e vdekjes, në të cilat bombat po shkatërrojnë shtëpitë e shumë prej vëllezërve dhe motrave tona të pambrojtura ukrainase dhe për “një luftë mizore dhe të pakuptimtë që kërcënon botën tonë.”
Papa postoi disa mesazhe në anglisht, rusisht dhe ukrainisht në Twitter, të premten, duke theksuar rëndësinë e faljes.