News That Matters

Pandjenjëshmër,tallje komike apo sjellje raciste

19/07/2022. 17:29

Nga, Çerkin Ibishi

Shitet Pallati: AKP publikon listën ku vetëm 30% të gazetarëve të Rilindjes u dashka të marrin 20%-shin, kurse 70 % të tjerë eliminohen nga kjo e drejtë në bazë të një rregulloreje të UNMIK-ut nga viti 2003

Nuk po flasim për pensionet.
As për ndonjë lloj lëmoshe.
Po flasim për drejtësinë ?!
AKP publikon listën: 70 % të gazetarëve të Rilindjes nuk u jipet 20%-shi, sepse AKP punon me një rregullore të UNMIK-ut e nënshkruar në vitin 2003.
AKP gazetarëve të Rilindjes nuk ua dha edhe 11 paga mujore.
Sa është e drejtë që AKP- agjencion i Qeverisë së Kosovës edhe pas 15 vitesh të punojë me regullore -mbeturinë e UNMIK-ut.
Sa është e drejtë që qeveritarët të hyjnë në Pallat e të mos mendojnë i kujt ishte, kush derdhi djersë për ta ndërtuar.
Ia dhanë të drejtën e manipulimit një agjencionit të papërgjegjshëm që thuhet se është i Kosovës por ende punon me rregullore të UNMIK-ut.
Në nenin 10,1 dhe 10,4 thuhet se s’ kanë të drejtë në përfitimin e përqindjes nga shitja e aseteve të Rilindjes kush ka dalë në pension para fillimit të likuidimit.
Thonë rregullorja e parasheh kush ka dalë në pension para fillimit të procesit të likuidimit nuk i takon 20%-shi.
Shtrohet pyetja përse nuk e bënë likuidimin tash e 20 vjet më parë që kur na ndoqën nga pallati na pamundësuan nxjerjen e gazetës? Na hudhën në rrugë, por që ne në kushte e rrethana të vështira nxorëm numra të jashtzakonshëm të gazetës duke punuan nëpër shtëpi, madje edhe në një kënd në ambientet e Kuvendit të Kosovës deri në vitin 2008.
Dhe tash u bë shkelje absurde e të drejtës së gazetarëve të mos u jipet 20% nga shitja e pasurisë që e ngritëm me djersë. Është vendim diskriminues që del nga Rregullorja e UNMIK-ut me të cilën u shërbye Agjencia Kosovare e Privatizimit. Neni 10.1 dhe 10.4 i kësaj rregulloreje që është vendim racist që eliminon nga radha i përfituesve të 20%-shit, gazetarët që punuan me tri e katër dekada në gazetë, punuan në kohë lufte, u torturauan edhe fizikisht por nuk e ndalën punënën për të informuar opinionin për të bëmat e pushtetit policor millosheviqian…?!
E kujt do t’ia dhënë ato para kur mbi 150 punonjësve të gazetës që kanë dalë në pension para likudimit me 30 e 40 vjet pune të përhershme në gazetë të përjashtohen nga kjo e drejtë e përfitimi nga shitja e aseteve të Rilindjes.
Interpretim absurd i rregullores! Ata që punuan 30 e 40 vjet nuk paskanë këtë të drejtë, kurse me tri vjet pune u takuaka 20%-shi …!
Rregullorja mbeturinë e UNMIK-ut, që e paskësh nënshkruar administratori M.Steiner, njeriu që e formoi dhe e legjitimoi administratën komunale në veri të Mitrovicës.
Ai që e formoi komunën në veri, që e ndau Mitrovicën.
Dhe punohet me atë rregullore të nëshkruar nga ky administrator në vitin 2003, që nuk e ndryshoi asnjëra nga qeveritë e Kosovës.
Dhe e la këtë regullore që ua nënçmon punën dhe djersën që derdhen me dekada jo vetëm gazetarët e Rilindjes.
Rregullore që diskriminon, që ua shkeli të drejtat në mënyrë më drastike gazetaërve të Rilindjes:
-që ua mohon të drejtën për marrjen e 20%-shit Gazetarëve që u ballafaquan me pushtetin serbë, që afirmuan pushtetin paralel në Kosovë, që mbrojtën shkollën shqipe, kuadrot e Universitetit. popullin që vuajti shumë nga represaljet që i bëri pushteti serbomilloshevian.
-ua mohon të drejtën gazetarëve që shkruajtën për vuajtjet, torturat dhe vrasjet që u bënte pushtei serbë, që shkruajën për masakrat, që s’u ndalën as në ngrica e të ftoftit, që udhëtuan me dhjetra kilometra për të raportuar për ngjarjet dhe për luftën në Kosovë.
-ua mohon të drejtën gazetarëve që u rrahën, u maltretuan dhe u torturuan nga milicia serbe, që afirmuan luftën e UÇK-së, e që disa prej të tyre përfunduan edhe në burgje…
E sot a është logjike të anashkalohen nga e drejta e tyre?Madje edhe një shumicë pensionistësh që punuan nga 20 vjet e nuk arritën stazhin e punës që kërkohej e marrin nga 100 euro pension.
E nga Komisioni i AKP që e mjeli ekonominë e Kosovës po thonë qenka ligjore!
A kanë ndjenja ata që punojnë e që duhet të përpilojnë e ndryshojnë ligje?
Edhe ata që duhet të çojnë në Kuvend rregulloret mbeturinë të UNMIK-ut e të përpilojnë e ndyshojnë ligje …
Po atje në Pallat marrin frymë lirshëm, janë ulur në kolltuqe edhe ata që janë kompetent për drejtësi.
Po ku është Avokati i popullit që nuk e ngriti zërin për këtë padrejtësi tash e 15 vjet më parë?!
Sa vlen gazetari që ka dhënë mund e djersë, që ka sakrifikue në ditët më të vështirapa mbështetje ekonomike?
Çfarë nostalgjie për atë kohë…
Çfarë sakrifice bënë gazetarët në ato vite në situata të trishtueshme?
Çfarë sjellje e papërgjegjëshme ndaj tyre?
Është kjo pandjenjëshmëri, tallje komike apo sjellje raciste?!
Shkrimi është nga gazetari i gazetes së përditshme “Rilindja” Çerkin Ibishi nga viti 1974 deri në vitin 2002.

div.meta-author { display:none; }