News That Matters

Pamje nga aksidenti në Malishevë ku mbetën të vdekur dy shoferët

31/03/2022 13:14
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në fshatin Drenoc të Malishevës.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy persona.

Viktimat nga ky aksident janë dy shoferët e veturave të aksidentuara.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga Drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”,tha ai.

Graishta theksoi se të gjitha njësitet e nevojshme policore janë në vendngjarje, derisa theksoi se nuk ka detaje të tjera tani për tani.

div.meta-author { display:none; }