News That Matters

Pame të përbashkët kanë hapur familjet e nxënësve të vrarë, nesër varrimi

27/11/2021 16:00

Familjarët e dy nxënësve të vrarë nga sulmi me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit kanë hapur të pame të përbashkët. Këtë e kanë konfirmuar familjarët e viktimave duke thënë se çdo minutë është i rëndë për ata derisa nuk kapet personi i cili e kreu vrasjen në Gllogjan të Deçanit.

Kryetari i fshatit, Mustafë Selmani ka thënë se varrimi i dy nxënësve do të bëhet nesër rreth orës 14:00.

Ndërkohë sonte duke filluar nga ora 16:00 në qytetin e Deçanit do të ndizen qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet.

Të premten rreth orës 19:00 tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

div.meta-author { display:none; }