News That Matters

Pacolli uron Begajn për zgjedhjen për president: Suksese në këtë detyrë të rëndësishme për kombin

24/07/2022. 20:46

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pacolli i uroi shëndet Begajt dhe suksese në detyrën e re.

“Fillimisht i uroj Presidentit Begaj shëndet, lumturi dhe shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme për kombin tonë në këtë kohë”, shkroi Pacolli.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Shqipërisë është betuar presidenti i tetë i Republikës, Bajram Begaj, i cili u votua më 6 qershor ku mori 78 vota pro, katër kundër e një abstenim.

div.meta-author { display:none; }