
18/02/2022
Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, është duke shikuar finalen e Big Brother VIP Albania.
Këtë ai e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.
Pacolli madje ka pyetur se kush shpresojmë që të fitojë çmimin e madh.
“Tani po ndjekim finalen e Big Brother. Kush shpresoni se do të fitojë?”, shkruan ai.
Mirëpo, duket se Pacolli i ka rënë pishman për këtë postim, kjo sepse vetëm pas disa minutash ai e ka fshirë atë.