
31/05/2022. 17:15
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është takuar të martën në Podgoricë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Pacolli ka thënë se gjatë bisedës me Abazoviqin e ka kuptuar se nuk është politikan i zakonshëm, por shumë ndryshe nga të tjerët.
“Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi kryeministrin e Malit te Zi, Dritan Abazoviq. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm, por një kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët. Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizëm e fjalë boshe, por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.